Ibrahimovic sulmon ashpër Guardiolan, pas humbjes nga City (Foto)
Sulmuesi i Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimovic ka sulmues verbalisht ish menaxherin e tij te Barcelona, Pep Guardiola.
Suedezi ka kritikuar menaxhimin individual dhe aftësitë personale të Guardiolas si trajner, transmeton Periskopi.
“Nuk ka qenë menaxheri më i dobët për të cilin kam luajtur, por sigurisht se ka qenë më i papjekuri sepse një burrë i zgjidh problemet e tij”, tha Zlatan.


“Në gjashtë muajt e para shënova shumë gola dhe fituam dy Super Kupa, ishin muaj perfekt. Por pas kësaj ndryshuam sistem dhe taktika, e kjo nuk më përshtatej dhe pastaj kur fola me Pep, ai më tha se më ka kuptuar,” vazhdoi sulmuesi.
“Më pas në tre ndeshjet e radhës e pashë veten në bankën e rezervistëve dhe thash me vete, ‘e shoh se më paske kuptuar mirë!’. Pas kësaj ai nuk më foli më kurrë prap”, përfundoi futbollisti i United.
Ibrahimovic u largua nga Barcelona për AC Milan në vitin 2010, në formë huazimi, para se transferimi i tij të bëhej permanent. /Periskopi



