‘El Clasico’ Real Madrid – Barcelona, caktohet gjyqtari kryesor (Foto)
La Liga ka caktuar gjyqtarin për ndeshjen Real Madrid – Barcelona.
Jose Maria Sanchez Martinez do ta ndajë drejtësin në El Clasicon e 23 dhjetorit.
Sanchez Martinez, vetëm 34 vjeç, dy vite më parë ka filluar t’i drejtojë ndeshjet në La Ligë, përcjell lajmi.
Por, ky nuk do të jetë El Clasico i tij i parë në karrierë pasi ai ishte gjyqtar i ndeshjes së kthimit në Superkupën e Spanjës.
Ndërsa, ky do të jetë El Clasico i tij i parë në La Ligë.




