Bukuri hipnotizuese: Lëkurë e zezë dhe sy blu, sindromi i rrallë te afrikanët (Video)
Si dhe pse disa afrikanë kanë sy blu, gjithmonë ka qenë një mister. Sipas shkencëtarëve, mund të ketë disa shpjegime për këtë fenomen mbresëlënës.
Ngjyrat dalluese të syrit tek njerëzit me lëkurë të zezë mund të jenë trashëguar nga paraardhësit e tyre të lashtë, të cilët ishin Homo sapiensët e parë që kolonizonin Evropën 10.000 vjet më parë, raporton “Sputnik International”, transmeton Periskopi.
Ajo mund t’i atribuohet një mutacioni gjenetik, i quajtur sindroma Waardenburg.
Ky sindrom bartet një herë në çdo 42,000 lindje.
Po ashtu ky sindrom mund të shkaktojë humbje të dëgjimit dhe ndryshime në pigmentimin e flokëve, lëkurës dhe syve./Periskopi/



