Coutinho mund të shkojë në Barcelonë, vetëm nëse vije ky lojtarë
Braziliani ka qenë shumë i lidhur me një kalim te Barcelona në muajtë e kaluar.
Barcelona i bëri tri oferta për yllin e Liverpoolit, të cilat mbeten vetëm kërkesa. Megjithatë, Liverpooli e mbajti atë dhe tha që Coutinho nuk është për atë çmim, raporton “Dailystar.co.uk”, transmeton Periskopi.
Dhe sipas të përditshmes spanjolle “Don Balon”, Liverpooli ka hapur mundësinë që ta dergojë Coutinhon në Barcelonë, nëse në shkëmbim vjen një lojtar i tyre.
Jurgen Klopp është raportuar se ka kërkuar shërbimet e Sergi Roberto, i cili mund të luaj si mbrojtës i krahut të djathtë ose në mesfushë, në një shkëmbim.
Megjithatë, gjigantët spanjollë nuk janë të gatshëm që ta japin yllin e saj të shumanshëm.
Don Balon shton se Arda Turan, Andre Gomes dhe ish ylli i Evertonit Gerard Deulofeu mund të shkojnë në Liverpool. /Periskopi



