Pas një kohe të gjatë, Bigu ka një lajm të mirë për fansat

Pas një kohe të gjatë, Bigu ka një lajm të mirë për fansat

Në vitin 2017, këngëtarja e njohur Big Mama ka qenë ndër këngëtaret më të komentuara në vend.

Kjo për faktin pasi që Bigu para disa muajve kishte realizuar një operacion për të zvogëluar lukthin e për të arritur peshën që dëshironte, transmeton Gazeta Express.

Bigu pas kësaj, dalëngadalë arriti të bënte linja tejet seksi për të cilat edhe u komentua shumë shpesh.

E pasi arriti atë që kishte ëndërruar, Bigu tashmë pas një kohe bukur të gjatë ka vendosur të gëzojë gjithë fansat e saj.

Së shpejti ajo do të publikojë projektin e saj më të ri, “Zemra e ndalume” në bashkëpunim me Manin.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Bigu përmes një positmi që ka bërë në llogarinë e saj në Instagram.

“Zemra e ndalume “ Coming soon ????Mani&Big mama”, ishte mbishkrimi që ka lënë Bigu.

Shpërndaje në: