Donnarumma shpërthen në lot, pas sharjeve nga tifozët e Milanos (Foto)
Portieri italian i Milanit, Gianluigi Donnarumma ka qarë në dhomat e zhveshjes së klubit italian, pas ndeshjes me Veronën, për arsye të një baneri që shfaqën tifozët e klubit italian gjatë duelit.
Në ndeshjen në kuadër të Kupës së Italisë, të cilën Milani e fitoi me lehtësi, tifozët kuqezi shfaqën një baner të madh, me mbishkrimin, “Dhunë psikologjike duke të paguar gjashtë milionë euro në vit & dhe duke nënshkruar me vëllaun tënd parazit? Është koha të largohesh… durimi ynë ka marrur fund!”.
Ky mesazh e shqetësoi shumë djaloshin e ri, i cili filloi të qajë në fund të ndeshjes, transmeton Periskopi.




Afër tij menjëherë u afrua kapiteni Leonardo Bonucci, i cili u mundua ta ngushëllojë dhe përkrahë.
E gjitha kjo ka filluar, pasi është raportuar nga Gazetta dello Sport se portieri ka kërkuar anulimin e kontratës me Milanin.
Sipas spekulimeve, skuadrat e Real Madrid dhe Paris Saint-Germain janë të interesuara për shërbimet e Gigit. /Periskopi



