Ozil refuzon të qëndrojë në Arsenal kërkon të bashkohet me Mourinhon

Ozil refuzon të qëndrojë në Arsenal kërkon të bashkohet me Mourinhon

I është ofruar paga prej 267.000 euro në javë, që do të thotë ndryshe 13.8 milionë euro në sezon por turko-gjermani e ka refuzuar propozimin e  klubit të Londrës.

Arsene Wenger ka konfirmuar këtë javë se ekipi i tij është ende duke u përpjekur për ta bindur lojtarin të qëndrojë në “Emirates”.

Por qëllimi i Özil duket se është rekordi i tij i ardhshëm 341.000 euro, që do të thotë se do të mbledhë rreth 17.800.000 euro në vit.

Barcelona mbetet një pistë e mundshme për Ozil, por klubi katalanas ka prioritet marrjen e Phillipe Coutinho (Liverpool), përveçse të shtojë një tjetër brazilian, Arthur (Gremio).

Ndërkohë, klubi tjetër që ndjek hapat e mesfushorit-sulmues është Manchester United. “Djajtë e Kuq”, që duket i zhbilancuar në raport me titullin në Premier League, duan të forcohen, të paktën për të bërë mirë në Ligën e Kampionëve.

Dhe ideja e të luajturit në “Old Trafford” e josh më shumë Ozilin, i cili, sipas gazetës britanike, preferon të kthehet nën urdhrat e Jose Mourinho, me të cilin ka punuar te Real Madridi./Periskopi.

Shpërndaje në: