Learta ka ditëlindjen, por ja si e uron Kushtrimi (Foto)
Tashmë janë çifti që ka marrë vëmendje më së shumti nga media, çdo ditë janë pjesë e rubrikave roze, qysh nga martesa e tyre, çdo gjë rreth tyre zgjon kureshtje, prandaj dhe janë personazhet më të komentuar të momentit, shkruan Kosovarja.
Learta edhe para se të bëhej reja e Shyhretës bënte jetë luksi që e trashëgon nga familja, por vëmendjen e medies e mori qysh kur hyri në lidhje me Kushtrimin.
Kushtrimi dhe Learta gëzojnë një jetë të mirë, ata tashmë janë edhe prindër të djalit Matin. Ditë më parë ajo hapi dyqan fustanesh që mban emrin e djalit.
Reja e familjes Salihu sot ka ditëlindjen dhe është një ditë e veçantë për ta, prandaj urimin e parë Learta ka marrë nga bashkëshorti Kushtrimi. Janë këto fjalët më të bukura dhe shumë të çmuara” Nana e Matinit e zemra ime, dashuria ime e dyfisht???? Urime ditelindja”.




