Kjo është ura më e veçantë në botë

Kjo është ura më e veçantë në botë

Ura nën Veluwemeer në Hollandë është një ndër urat më të veçanta në botë, ku gjenaliteti dhe shpirti krijues i inxhinierëve kanë arritur të ndërtojnë kryevepër arkitekturore.

Ajo u ndërtua në vitin 2002 dhe tërhoqi vëmëndjen e gjithë botës falë veçantisë së saj.

Ura lidh tokën holandeze me Flevoland, një ishull artificial.

Në atë kohë u diskutuan shumë ide, duke përfshitë një tunel nënujor dhe një urë të zakonshme.

Por këto projekte ishin shumë të kushtueshme dhe do të merrnin shumë kohë. Ideja ishte që të lejohej njëlloj qarkulli tokësor dhe ujor, i automjete dhe trageteve, pa krijuar pengesa në asnjë prej tyre.

Më në fund, u mor vendimi më i pabesueshëm; një urë uji. Sigurisht që nuk u lanë në harresë as këmbësorët, pasi ura tokësore është e pajisur edhe me trotuare. Sot më shumë se 28 mijë makina udhëtojnë në këtë urë dhe anijet kalojnë të qeta përmes ujit mbi të.

Acueduct-Veluwemeer-04

Shpërndaje në: