A e njihni vajzën e vogël të Nystret dhe Merita Muçiqit? (Foto)

A e njihni vajzën e vogël të Nystret dhe Merita Muçiqit? (Foto)

 

Një familje artistësh të lindur e njohur prej vitesh si ajo Muqiqi, do të mbahet mend gjatë për kontributin e dhënë ndaj artit kosovar, konkretisht muzikës.

Nystret Muqiqi e Merita Spahiu janë ndër çiftet e para në estradën muzikore të zhanrit popullor, të cilët edhe sot që janë distancuar paksa nga karriera, kurdo që paraqiten në mbrëmje festive apo evente të ndryshme muzikore.

E tërë këtë talent dhe dëshirë kundrejt muzikës, e kanë trashëguar tek fëmijët e tyre Albatriti e Albiona, shkruan Kosovarja.

Albatriti veçse ka shtruar rrugën e tij drejt suksesit në profesionin e muzikës ku e gjeti veten lehtësisht falë vokalit të jashtëzakonshëm, shkruan Kosovarja.

Derisa motra e tij Albiona është deklaruar haptazi për një vokal tejet të veçantë, por si duket akoma nuk ka marrë guximin t’i futet një bote të gjerë si ajo e shoëbizit.

Por, kësaj radhe në fokus do të jetë vajza e vogël e familjes Muqiqi, e cila rrallëherë për të mos thënë fare nuk është prezente në medie.

Mbase pritet që pas disa vitesh të kuptohet nëse do t’i ngjitet skenës duke ndjekur kështu hapat e prindërve e vëllait, apo orientimit i saj do të jetë i përcaktuar në një fushë krejtësisht tjetër.

E ëmbël dhe mjaft e dashur Enea shfaqet me raste në postimet e motrës Albionës, por jo edhe shpesh u bie në mend të publikojnë imazhe ku shfaqet edhe ajo.

 

Shpërndaje në: