“Ferguson është ende shumë i nervozuar me mua”
Ish portieri i Kombëtares gjermane dhe Bayern Munichut, Oliver Kahn ka deklaruar se Sir Alex Ferguson ende është i nervozuar me të sepse ai nuk kishte nënshkruar me Manchester Unitedin.
Man United kishte problem ta zëvendësonte Peter Schmeichelin dhe Ferguson kishte kontaktuar Oli Kahnin në vitin 2003, transmeton Periskopi.


“Sir Alex Ferguson ende është i nervozuar me mua”, tha Kahn për gazetën gjermane, Bild.
“Ai mendoi se unë do të transferohesha tek united në vitin 2003 ose 2004, por më shumë isha i interesuar të qëndroja në Bayern. Kur shikoj mbrapa mendoj se do të duhej të isha transferuar sepse do të ishte një sfide e mirë pë mua”, përfundoi gjermani.
Kahn bëri 400 paraqitje për Bayernin, gjatë 14 viteve sa qëndroi në klub. /Periskopi



