Trajnerët që mund të shkarkohen këtë fundjavë

Trajnerët që mund të shkarkohen këtë fundjavë

Periskopi javën e kaluar kishte parashikuar shkarkimin e ish-trajnerit të Dortmundit dhe atij të Milanit, Peter Bosch respektivisht Vincenzo Montella.

As kjo javë nuk pritet të jetë e lehtë për trajnerët evropjanë. Në Premier Ligë, në rrezik të madh është trajneri i Arsenalit Arsene Wenger, i cili edhe sipas legjendës Martin Keown, i ka ditët e numëruara. Një humbje nga Newcastle United, do t’i pakësonte më tej gjasat e këtij ekipi për top-katërshin.

Në rrezik vazhdon të jetë edhe trajneri i Swanseat, Paul Clement. Në rast se klubi uellsian humb ndaj Evertonit në Godison Park, fati i ish-zëvendësit të Mourinhos, pritet të ndahet me atë të klubit. Swansea ndodhet në vendin e fundit në Premier Ligë.

Në Itali, në rrezik është Stefano Pioli i Fiorentinës. Viola do të luaj këtë javë me Genoan në shtëpi, e cila është në rrezik për të rënë nga liga. Fiorentina i ka vetëm 22 pikë nga 16 ndeshje të zhvilluara.

Në Spanjë, rreziku për shkarkim i kanoset trajnerit të Bilbaos, Zigandas. Klubi bask ka vetëm 17 pikë nga 15 ndeshje, dhe rrezikon të largohet nga liga për herë të parë në histori të klubit.

Shpërndaje në: