Ylli i Tottenhamit shpjegon se si mund ta mposhtin Manchester Citin
Heung-Min Son ka thënë se Tottenham mund ta mposhtë Manchester Citin në këtë fundjavë, edhe pse skuadra e Guardiolës është në vendin e parë.
Ai mendon se Spursat do të kenë mundësi që me kundër sulme të mposhtin Citin.
Sulmuesi shtoi se në Premier Ligë, gjithçka mund të ndodhë, dhe se Citi mund të jetë i fortë, por e përjashton mundësinë që Spursat të lëshojnë pikë, pikërisht kur ata janë duke u preokupuar për vendin e katërt.
“Do të jetë ndryshe sepse edhe ata do të sulmojnë, jo si 11 lojtarë kur mbrohen kur luajmë kundër skuadrave të tjera” raporton “The Evening Standard”, transmeton Periskopi.
“Nëse skuadrat qëndrojnë në thellësi, duhet të gjejmë opsione të tjera, por kundër Real Madridit, Dortmundin dhe Liverpoolit ne treguam se jemi të mirë në kundër sulme. Do të luajmë edhe kundër Manchester Citit me kundërsulme.
“Nëse vetëm luajmë lojën tonë, ne kemi mundësi të madhe. Në Premier Ligë asnjë ndeshje nuk është e lehtë. Sigurisht, City janë shumë, shumë të fortë në këtë sezon por do të shkojmë në Manchester që mos të lëshojmë pikë. Ne duhet të besojmë në vetvete, të shkojmë atje dhe ta shijojmë lojën. Do të jetë kënaqësi.” /Periskopi



