Granit Xhaka në rrezik, pas këtij transferi të Arsenalit (Foto)

Granit Xhaka në rrezik, pas këtij transferi të Arsenalit (Foto)

Steven N’Zonzi raportohet se së shpejti do t’i bashkohet skuadrës londineze të Arsenalit.

Mesfushori i Sevillas, francezi pritet të transferohet gjatë afatit kalimtar të janarit te Gunners.

Mediat britanike shkruajnë se kjo do të përforcojë edhe më tej mesfushën e të besuarve të Arsene Wengerit.

Mesfushori shqiptar deri më tani ka luajtur 48 ndeshje dhe ka shënuar dy gola për Arsenalin

Me ardhjen e 29-vjeçarit do të jetë i dobishëm edhe për shqiptarin Granit Xhaka, i cili nuk po mund të nxjerrë në pah potencialet që i shfaqte te Borussia Moenchengladbachut.

Xhaka thuhet se kohët e fundit po luan rolin e shkatërruesit gjersa ka talent për krijues të aksioneve të Topçinjve.

Kjo do të bëjë që trajneri francez të ndryshoj formacionin nga 3-5-2-1 në 4-2-3-1, ku N’Zoni do të merr rolin e shkatërruesit ndërsa Xhaka të krijuesit.

Ndryshe, futbollisti në të kaluarën ka luajtur edhe për dy skuadra të tjera angleze, Blackburn Rovers dhe Stoke City.

Shpërndaje në: