Shikojeni këtë shënim nga 25 metra në El Clasicon e Basketbollit (Video)

Shikojeni këtë shënim nga 25 metra në El Clasicon e Basketbollit (Video)

Në El Clasicon e basketbollit mes Real Madridit dhe Barcelonës është shënuar një kosh i çmendur nga 25 metra.

Real Madridi dhe Barcelona kanë rivalitet të madh dhe të urryer mes vete edhe në sportet tjera, përveç futbollit.

Rivaliteti i madh është treguar edhe në lojën e fundit në basketboll mes dy skuadrave të mëdha spanjolle.

Ndeshja e vlefshme për Euroleague është fituar nga Mbretërit me rezultat të përgjithshëm 87:75.

Në këtë ndeshje, përveç aksioneve të mira dhe dueleve të shumta, pati edhe kosha të ‘çmendur’.

Doncic ishte më i miri tek radhët e Real Madridit!

I tillë ishte koshi i shënuar nga basketbollisti, Luka Doncic, i cili shënoi nga plot 25 metra.

18-vjeçari i talentuar slloven shënoi në sekondën e fundit të çerekut të tretë, duke elektrizuar tifozët dhe duke ngritur epërsinë gjithashtu.

Shpërndaje në: