Asensio trondit Real Madridin

Asensio trondit Real Madridin

 

Sipas raportimeve, Real Madrid është shtangur pasi Marco Asensio informoi gjigantët e La Liga se ka marrë një ofertë nga Manchester United.

Sulmuesi i Real Madrid është përfolur në lidhje me një transferim larg Bernabeu, pasi po has vështirësi në gjetjen e minutazhit të lojës nën drejtimin e trajnerit Zinedine Zidane. Futbollisti i përfaqësueses së Spanjës e nisi sezonin në mënyrë fantastike me gola kundër Barcelonës në të dy përballjet për Super Kupën e Spanjës. Gjithsesi 21-vjeçari doli jashtë planeve dhe formacionit të Zidane, që shpesh herë ka preferuar të startojë zakonisht me Cristiano Ronaldo, Gareth Bale dhe Karim Benzema.

Referuar prezumimeve të “Diario Gol”, drejtuesit e Real Madrid janë tronditur pasi Asensio u ka komunikuar se ka një ofertë për tu bashkuar me United, me rihapjen e merkatos në janar. United konsiderohet i gatshëm të paguajë shumën për të blerë Asension në merkaton dimërore, me Jose Mourinho që është i dëshpëruar për të përforcuar vijën offensive. Sipas “Diaroi Gol”, Mourinho kërkon Asension si shansin e vetëm për të ringjallur shpresat e “Djajve të Kuq” për të fituar titullin në Premier League. Tashmë presidenti i Real Madrid, Florentino Perez është i shqetësuar se njër prej yjeve të ekipit të tij mund të largohet për një sfidë të re.

Shpërndaje në: