​Trajneri i Gremios thumbon sërish Ronaldon

​Trajneri i Gremios thumbon sërish Ronaldon

Renato Gaucho insiston se ai ishte futbollist më i mirë se Cristiano Ronaldo

Gremio dhe Real Madrid nesër, e shtunë do të takohen në finale të Kupës së Botës për Klube dhe trajneri i skuadrës braziliane, Renato Gaucho ka thumbuar yllin Cristiano Roanldo.

Ai edhe një herë tjetër e ka përsëritur se ishte lojtar më i mirë se portugezi, të cilin e lavdëron për golat dhe rekordet që po thyen.

“Është shumë e lehtë për ju djem që nuk më keni parë mua duke luajtur të thuani se Cristiano ishte më i mirë. Ju duhet të kërkoni mendimin e shumë atyre që më kanë parë mua duke luajtur”, tha Renato gjatë konferencës për media.

“Ronaldo nuk është më i miri, por një nga lojtarët më të mirë në botë. Është kampion i madh dhe vazhdimisht po thyen rekordet e tij”.

Gremio dhe Real Madrid do të takohen nesër në Abu Dhabi nga ora 18:00.

Shpërndaje në: