Barcelona përballet me probleme për të nënshkruar me Yerry Minan

Barcelona përballet me probleme për të nënshkruar me Yerry Minan

Barcelona dëshiron që ta përforcojë mbrojtën, pas largimit të Javier Mascheranos.

Kur të finalizohet kalimi i Javier Mascheranos te Hebei Fortune në Ligën Kineze, Barcelona menjëherë për qendërmbrojtësin e Palmeirasit Yerry Mina, i cili do të jetë pasardhësi i argjentinasit në mbrojtjen e Barcelonës, raporton ‘El Mundo Deportivo’, transmeton Periskopi.

Qëllimi i Barcelonës ishte që ta merrte atë me çmimin prej 9 milionë euro në verën e 2018 me këtë çmim që patën marrëveshje me  Palmeirasin. Por, tash skuadra braziliane nuk do ta respektoj këtë marrëveshje me këtë çmim në afatin e janarit.

Me një ofertë prej 27 milionë eurosh nga Dortmund, Palmeirasi do të rinegociojë çmimin, dhe duke e ditur se Ernesto Valverde ka nevojë për një mbrojtës. /Periskopi

Shpërndaje në: