Shkurta e Shyhretja nuk ua plotësuan kurrë burrave këtë dëshirë (Foto)

Shkurta e Shyhretja nuk ua plotësuan kurrë burrave këtë dëshirë (Foto)

Shyhrete Behluli e Shkurte Fejza janë ndër ato këngëtare që publiku i njeh që kur ishin ende vajza, të pa fejuara e të pa martuara, shkruan “Kosovarja”.

Ato ishin dhe mbeten Shkurte Fejza e Shyhrete Behluli, ani pse janë të martuara. Dyshja për hirë të identitetit të krijuar nuk i ndryshuan mbiemrat asnjëherë.

Një kohë tentuan ti impononin edhe mbiemrat e burrave, por përpjekjet u shkuan huq, pasi publiku i njihte e i thërriste si në kohën e çiknisë.

Edhe fëmijëve të tyre, të gjithë u referohen ndryshe nga e zakonshmja. Nuk thonë djali a vajza e Lulit apo Hajrushit, por fëmijët e Shyhretit a Shkurtes.

Mirë është ta kesh gruan e famshme, por edhe kjo kushton, sepse ndodh që bashkëshorti mbetet nën hijen e gruas. Një është e qartë, burrat e dy këngëtareve tona janë përkrahësit më të mëdhenj të karrierave të tyre dhe u kanë qëndruar gjithmonë pranë.

Shpërndaje në: