Guardiola i gatshëm të paguajë klauzolën e yllit të Barcelonës

Guardiola i gatshëm të paguajë klauzolën e yllit të Barcelonës

Tregu i futbollit është çmendur. Verën që lamë pas u thye rekordi i blerjes më të shtrenjtë në histori, kur Neymar u shit për 222 milion euro nga Barcelona te PSG.

Blerja e Neymarit ishte një shumë e çmendur që ka paguar PSG për të tronditur tregun. Tash kjo është shkaktare, që në këtë kohë të kemi transferime me çmime të ngjashme, raporton ‘DiarioGol’, transmeton Periskopi.

Dhe është lojtari i Barcelonës që klauzola e tij mbeti e pandryshuar që nga transferimi i tij në Kataloni në vitin 2016. Është aq e vogël sa shumë skuadra në Evropë veç kanë shprehur interesim për të.

Bëhet fjalë për Samuel Umtitin, revolucionarin e mbrojtjes së Barcelonës. Francezit nuk iu nevojit shumë kohë që ta ‘penzinoj’ Javier Mascheranon. Dhe jo vetëm kaq, por edhe më shumë dhe shumë tifozë dhe ekspert besojnë që Umtiti jep shumë për skuadër, madje, më shumë se Gerard Pique.

Përveç të qenit i fortë, i shpejtë Umtiti ka një kontroll të mrekullueshëm të topit, ai është një lojtar shumë i pastër. Ai rrallëherë gabon që na bënë të rikujtojmë Eric Abidalin.

Klauzola e tij është vetëm 60 milion euro dhe me paratë e sheikëve të Manchester Citit, Guardiola mund ta përforcojë mbrojtjen.

Megjithatë, Samuel Umtiti nuk ka shprehur ndonjë interesim që të largohet nga Barcelona, skuadër që është ëndërr për çdo futbollist në botë që të luaj. /Periskopi

Shpërndaje në: