A do ta nderojë Barcelona Reali-n pas triumfit të Kupës së Botës për Klube

A do ta nderojë Barcelona Reali-n pas triumfit të Kupës së Botës për Klube

Edhe njëherë tjetër, El Clasico ka rastisur me rikthimin e Real Madrid nga triumfi i Kupës së Botës për Klube, dhe e gjithë vëmendja është te Barcelona dhe nëse ajo do ta nderojë kundërshtarin më 23 dhjetor.

Sezonin e kaluar, Barça vendosi të mos e bënte pasi Los Blancos fitoi në Japoni dhe luajti ndeshjen e radhës të La Liga-s në Camp Nou.

Katalanasit gjithashtu nuk bënë asnjë përshëndetje për fituesit e Superkupës Evropiane kur u përballën në Superkupën e Spanjës në gusht, megjithëse do të kishte qenë e pazakontë.

Por Valencia e bëri “korridorin e nderit” për madrilenët në janar të 2015 me Real Betis që bëri të njëjtën gjë për Barcelona-n një sezon më pas.

Ky është një nder që nuk pëlqehet nga katalanasit, dhe vetë Pep Guardiola tha në 2010 se nuk ishte e nevojshme kur Villarreal vendosi ta bënte korridorin për skuadrën e tij.

 

Image result for guard of honour

Shpërndaje në: