Barcelona qëndron e heshtur në lidhje me transferimin e Griezmannit

Barcelona qëndron e heshtur në lidhje me transferimin e Griezmannit

Drejtori sportiv i Barcelonës, Guillermo Amor ka refuzuar çdo pyetje që është bërë në lidhje me Antoine Greizmannin.

Sipas ‘El Mundo Deportivo’, është konfirmuar se familja e yllit të Atletico Madridit është takuar me presidentin e Barçës, Josep Maria Bartomeu në darkë, ku ata folën për një marrëveshje mbi kushtet personale dhe ku Barcelona do ta paguante klauzolën e tij prej 100 milion euro, raporton ‘caughtoffside.com’, transmeton Periskopi.

26 vjeçari vazhdon të mbetet objektiv i shumë skuadrave në evropë, por Barcelona mbetet si pretedenti më i afërt për të nënshkruar me francezin.

Ky është një mesazh i Amor, i cili mbeti i druajtur kur u pyet për një transferim të mundshëm të Griezmannit te gjigantët katalunas. /Periskopi

Shpërndaje në: