Barça do të injorojë Real Madrid, Luis Suarez sqaron arsyen

Barça do të injorojë Real Madrid, Luis Suarez sqaron arsyen

Barcelona do të shpërfillë shansin për të mirëpritur Real Madrid me një ceremony honorifike në “El Clasico” që do të luhet të shtunën. Të dy ekipet do të përballen këtë fundjavë në “Santiago Bernabeu”, në atë që do të jetë ndeshja e parë e Real Madrid, pas fitimit të Kupës së Botës për klube. Goditja e dënimit e fituar dhe ekzekutuar nga Critsiano Ronaldo i dhuroi ekipit “Los Blancos” fitoren ndaj Gremio, për të hipotekuar trofeun e tretë të Kupës së Botës për klubet, që nga viti 2014, duke barazuar kështu rekordin e Barcelonës. Një arritje që shënoi gjithashtu edhe trofeun e pestë gjatë një viti kalendarik për ekipin madrilen, pas titullit kampion në La Liga, Champions League, Super Kupa e Spanjës, dhe Super Kupa e UEFA-s.

Imazh i ngjashëm

Drejtuesit e Barças kanë zhvilluar diskutime mes tyre nëse duhej të nderonin kundërshtarin e tyre historik, Real Madrid, përpara përballjes mes tyre. Por në përfundim kanë vendosur të mos respektojnë ekipin mbretëror, dhe është sulmuesi i ekipit katalanas, Luis Suarez ai që sqaron arsyen e refuzimit. “Ky tunel nderimi është një gjë e re për mua që kur kam mbërritur në Spanjë. E di që në rregullore thuhet se nëse edhe ti je pjesë e atij kompeticioni të cilin ka fituar kundërshtari yt, atëherë ti e bën si shenjë respekti. Por në këtë rast, ne nuk kishim të bënim fare me Kupën e Botës për klubet, ndaj nuk kemi pse ta bëjmë atë ceremoni. Ky është vendimi i klubit”, deklaroi Suarez.

Shpërndaje në: