Thierry Henry bëhet ‘mbret’ i Nigerisë (Foto)

Thierry Henry bëhet ‘mbret’ i Nigerisë (Foto)

Thierry Henry gjithmonë ka qenë i adhuruar në Nigeri – por tani ai ka bërë një hapë të madh përpara.

Legjenda e Arsenal është kurorëzuar mbreti “Igwe” i futbollit në një eveniment futbolli të dielën.

 Thierry Henry is crowned on stage in front of fans

Asistenti i trajnerit të Belgjikës ishte veshur tradicionalisht përpara mbështetësve falë Guiness Nigeria.

Në kohët kur ai luante futboll, nigerianët brohorisnin Igwe sa herë që Henry shënonte pasi populli afrikan është i dashuruar me të. Arsenal ka pasur një shikueshmëri të madhe në vendin me popullsinë më të madhe afrikane dhe e njëjta gjë po ndodh me Alex Iwobi-n.

Henry pritet të udhëtojë në Rusi për Kupën e Botës me Belgjikës teksa francezi kërkon të përsërisë suksesin në fushë edhe në pankinë.

Shpërndaje në: