Adelina dhe bashkëshorti misterioz, ky është reagimi i këngëtares pas gjithë asaj që u tha për të

Adelina dhe bashkëshorti misterioz, ky është reagimi i këngëtares pas gjithë asaj që u tha për të

Kohëve të fundit këngëtarja e njohur Adelina Tahiri u bë krylajm në mediet rozë.

E shkak për këtë është lidhja e saj me tashmë bashkëshortin e saj misterioz.

Një ditë më parë, Adelina kishte dhënë lajmin e madh për të gjithë fansat e saj se ajo i ka thënë “Po”, propozimit të personit të ëndrrave të saj.

Por, misteri për lidhjen e saj ende po vazhdon.

Pas propozimit, u komentua shumë se personi që ia rrëmbeu zemrën këngëtares është një biznesmen rus, Sergej Samsonenko. Mirëpo, ky lajm u hodh poshtë menjëherë nga këngëtarja duke thënë se nuk bëhet fjalë për të.

Nuk shkoi shumë dhe mediet në Maqedoni shkruan se këngëtarja u martua me avokatin më të pasur maqedonas, Seryozha Markov, i cili është vëllai i gruas së Ivo Koteskit.

Avokati Markov fitoi miliona e miliona euro duke përfaqësuar ndërmarrjet publike gjatë regjimit të Gruevksit.

Mirëpo, deri më tani këngëtarja ka heshtur duke vazhduar misterin se kush është bashkëshorti i saj.

Ndërkohë duket se këto që u thanë për të nuk po e mërzisin aspak këngëtaren. Këngëtarja e hitit “Sje normal”, po shijon çdo moment të lumtur. Ajo pak minuta më parë në llogarinë e saj në Instagram ka publikuar një fotografi nga Austria ku duket e veshur me shumë stil duke mos lodhur kokën me atë që shkruhet për të.

Ndërkohë fansat e saj presin me padurim të kuptojnë se kush është bashkëshorti misterioz.

Shpërndaje në: