City tallet keq me futbollistin e Manchester United [foto]
Faqja zyrtare e Manchester Cityt në Twitter ka postuar një foto të futbollistit të tyre, Leroy Sane në mjegull. Aty nuk dukej mirë figura e tij nga prapa, por vetëm flokët e ngjashme me lojtarin e United Fellaini. Faqja ka pyetur fansat se kush ishte ky futbollist.

Por pasi një tifoz tha se lojtari në fjalë ishte Fellaini, përgjigjja e tyre ka qenë mosvet thumbuese ndaj rivalëve lokalë Manchester United, dhe mesfushorit të tyre Marouane Fellaini. “Jo lojtari në fjalë është futbollist” – ka shkruar faqja e Cityt.
Manchester City ndodhet në vendin e parë në tabelë, duke prirë bindshëm ndaj vendit të dytë Manchester Unitedit. Ata kanë 16 fitore dhe një barazim, ndërsa futbollisti gjerman Leroy Sane ka qenë shumë i rëndësishëm për ekipin e Guardiolas.
Fellaini ndërkohë, pavarësisht një forme më të kënaqshme, ka qenë shumë i kritikuar për formën e tij që prej ardhjes nga Evertoni – raporton Periskopi.



