Manchester City futet në garë për sulmuesin e Real Madrid

Manchester City futet në garë për sulmuesin e Real Madrid

Raportohet se Manchester City është interesuar për të transferuar sulmuesin e Real Madrid Karim Benzema ose në janar ose në fund të sezonit.

E ardhmja e Benzema në Bernabeu është në dyshim, me 29-vjeçarin që ka shënuar vetëm dy gola në La Liga këtë sezon teksa Real është 11 pikë larg kryesuesve të Barcelona-s.

Image result for Karim Benzema

Arsenal dhe Paris Saint-Germain mendohet të jenë duke monitoruar situatën e Benzema në Bernabeu me synimin për një transferim të mundshëm, megjithëse një marrëveshje nuk mund të kryhet nëse Real nuk gjen një zëvendësues.

Don Balon raporton se tashmë i është bashkuar garës edhe Manchester City, me trajnerin Pep Guardiola që thuhet të jetë një admirues i francezit.

Image result for Karim Benzema

City ka në skuadër lojtarë si Aguero dhe Jesus, por Guardiola kërkon të shtojë forcat në sulm, me Alexis Sanchez që gjithashtu është përfolur për një kalim te Qytetarët.

Benzema vetëm së fundmi ka rinovuar kontratën e tij me Los Blancos, por presidenti Florentino Perez kërkon ta zgjidhë thatësirën në sulm duke ndërhyrë në merkato që në janar.

Shpërndaje në: