Vështirë pa Messin
Argjentinasi po vuan nga një dëmtim, të cilin e pësoi javë më parë.
Ai pritet të mungojë për të paktën tre javë, ndërsa Busquets pranon se skuadrës së tij i mungoi edhe mbrëmë loja e 29-vjeçarit.
“Neve na mungon gjithmonë Messi”, deklaroi Busquets.
“Kur ju fitoni me një diferencë të tillë të ngushtë, ju gjithmonë vini re mungesën e Leos”, shtoi ai.
Barcelona mbrëmë përmbysi rezultatin ndaj Borussia Monchengladbach, të cilën e mposhti 1:2 si mysafir. /Periskopi.com



