Cana sqaron gjithçka: Ja kur do t’i jap lamtumirën kombëtares
Gjithsesi ka qenë vet ish-kapiteni i kombëtares, rekordmeni i ndeshjeve me fanellën kuqezi, i cili ka sqaruar gjithçka me anë të një statusi në facebook.
“Përshëndetje, të gjithë miqve! Më kanë pyetur rreth ceremonisë së lamtumirës nga kombëtarja dhe zërat që po qarkullojnë për mbajtjen e saj më 09.10.2016, në Shkodër! Doja t’ju informoja se nuk është e vërtetë. Dhe, me shumë mundësi, kjo ceremoni do të mbahet në 6 mujorin e parë të vitit 2017. Me respekt dhe dashuri, Loriku!” , ka shkruar ish kapiteni kuqezi.



