Pogbas nuk i doli gjumi, Mourinho nuk e toleron
Mediat angleze kanë zbuluar një ngjarje interesante, që I përket datës 3 dhjetor. Një ditë pas fitores në “Emirates” ndaj Arsenalit, për skuadrën e Mançestër Junajtid, nuk është paraqitur në stërvitje francezi Pol Pogba.
Nga klubi e telefonuan dhjetëra herë, por Pogba nuk iu përgjigj asnjë prej tyre. Të kuqve nuk i mbeti gjë tjetër, vetëm të dërgonin dikë tek shtëpia e tij. Murinjo nuk e toleroi këtë veprim, dhe e la 3 ndeshje pa luajtur ish-futbollistin e Juventusit. Lidhur me këtë ngjarje, trajneri portugez u shpreh edhe me ironi: “Stërvitja për ne është si një ditë e zakonshme që të duhet të shkosh në zyrë. Por ka edhe nga ata që nuk dua as të vijnë fare në zyrë.”



