Me siguri iu iku ky detaj: Messi asistoi me një këpucë (Foto/Video)

Me siguri iu iku ky detaj: Messi asistoi me një këpucë (Foto/Video)

Lionel Messi ka treguar edhe një herë klasin dhe madhështinë e tij në lojën e futbollit.

Barcelona ka arritur të fitojë El Clasicon e parë të sezonit në Santiago Bernabeu me rezultat të thellë 3-0.

Sulmuesi argjentinas ishte lojtari kryesor i gjigantit katalunas duke shënuar golin e 2-0 dhe asistuar tek goli i fundit i ndeshjes për 3-0, i cili u shënua nga Aleix Vidal.

Megjithatë, asistimi i Messit për golin e tretë të ndeshjes i dhënë për Vidalin nuk ishte i thjeshtë.

Edhe festa e golit të Vidalit erdhi pa njërën këpucë (Getty Images)

Messi arriti të asistojë tek goli i mbrojtësit spanjoll pa njërën këpucë, pasi ajo i ishte zbathur.

Zbathja e këpucës së këmbës së djathtë të Messit erdhi pas një dueli me mbrojtësin brazilian, Marcelo, të cilin e dribloi.

Në kalim e sipër, Marcelo ia shkeli këmbën argjentinasit, por nuk mundi ta ndal atë.

Gjëja e vetme të cilën Marcelo arriti ta ndal ishte këpuca e argjentinasit që mbeti mbrapa.

https://twitter.com/SportLightHQ/status/944566261815697408

Shpërndaje në: