Torcida reagon për çështjen e biletave: Mitrovica është Kosovë dhe Shqipëri
Nëpërmjet një postimi në faqen e tyre në Facebook ata thonë se marrëveshjet politike diskriminuese për këtë qytet, po reflektohen edhe në fushën e sportit.
“Vazhdon tendenca politike për degradimin e këtij qyteti. Marrëveshjet politike po reflektohen edhe në fushën e sportit. Mirëpo, këtë qytet shqiptar kurrë nuk do të mund ta zhveshin nga Kosova dhe Shqipëria, sepse ky qytet është vet ato”, shkruan në postimin e Torcidës. /Periskopi.com



