Ja cili është amatorizmi i FFK-së që pamundësoi shitjen e biletave edhe në Mitrovicë e Gjilan
Sot kanë dalë biletat për ndeshjen Kosovë- Kroaci që zhvillohet më 6 tetor në Loro Boriqi të Shkodrës. Interesimi për ndeshjen është i jashtëzakonshëm dhe biletat kanë dalë në shitje thuajse në secilin qytet të Kosovës.
Por janë vetëm dy qytete ku biletat nuk shiten: Mitrovica dhe Gjilani. FFK-ja ka marrëveshje me Moneygram për t’i shitur biletat por si duket jo me të gjitha pikat e Moneygram. Të paktën jo me ato në Mitrovicë dhe Gjilan.
A është kjo e çuditshme? Jo kur në pyetje është FFK-ja.



