A ka nevojë Real Madridi për transferime, apo i mjaftojnë talentët që posedon?
Barcelona fitoi me rezultat 3-0 në ‘Santiago Bernabeu’, duke e lënë Real Madridin me 14 pikë larg, para Krishtlindjeve.
Por, Zinedine Zidane tha që nuk ka asgjë për të ndryshuar. Po, trajneri po i mbron kampionët, të cilët janë pesë fitore larg kreut, ai tha nuk ka nevojë për ndryshime.
Marcelo, ndërkohë tha se tifozët janë bërë të llastuar dhe se Real Madridi nuk mund të fitojë gjatë gjithë kohës. Po, kjo është çka tha lojtari i Real Madridit jo një lojtar nga një ekip nga gjysma e tabelës, raporton ‘Marca’, përcjell Periskopi.
Fakti që afati i janarit është afër do të thotë që drejtorët dëshirojnë transfere të reja. Ata nuk e mendojnë se çfarë lojtarësh posedon Reali.
Kush mund të ishte më i mirë se Marco Asensio për momentin në treg? Pse Zidane dëshiron lojtar të ri duke e lënë Dani Ceballos, Marcos Llorente dhe Jesus Vallejon jashtë skuadrës? Pse Zidane dëshiron lojtarë të ri kur të njëjtët vazhdon të luajnë.
Real Madrid ka zgjidhje dhe i ka në shtëpinë e tyre. Duket se Gareth Bale është kthyer në formën e tij. Isco dhe Asensio janë dy lojtarët kryesorë në rindërtim. Nëse ata janë të lejuar të luajnë një ditë së bashku. /Periskopi



