Mohammed Salah në Real Madrid?

Mohammed Salah në Real Madrid?

 

Mohamed Salah është duke shkëlqyer në sezonin e parë me Liverpool.

Por duket se ky sukses nuk po e kënaq mesfushorin. Ai është gati që të largohet nga “Anfield” për një kalim te Real Madrid, raporton ‘Don Balon’  transmeton Periskopi.

Egjiptiani po kalon në një formë fantastike dhe kjo gjë nuk iu ka ikur gjigantëve botëror.

Është kampioni i La Liga, Real Madrid që thuhet se prinë në listë për të marrë shërbimet e futbollistit, që i ka thënë edhe agjentit të tij që ta realizojë këtë marrëveshje.

Salah, shënoi 20 gola në të gjitha garat për Liverpoolin në sezonin e tij të parë për të kuqtë. /Periskopi

Shpërndaje në: