Zidane ka 50 ditë kohë për të shpëtuar Realin
Nuk ka asnjë tjetër opsion vetëm se zyrtarët e Real Madrid të heqin dorë nga titulli i La Ligës. Tash e gjithë vëmendje shkon te Liga e Kampionëve, në përballjen gjigante kundër Paris Saint-Germain.
Ata nuk e pranojnë publikisht, por 14 pikë dallim nga Barcelona është një pengesë e madhe për të kapërcyer.
Objektivi i vetëm tash mbetet Liga e Kampionëve, ku ata do të përballen me rivalin më të vështirë të mundshëm në raundin tjetër, me kampionët e Francës.
Kjo është arsyeja që Zinedine Zidane i ka 50 ditë që ta shpëtojë këtë sezon, 50 ditë për ndeshjen që do ta përcaktoj se a do të shpëtohet ky sezon apo jo, raporton ‘Marca’, përcjell Periskopi.
Pas të gjithash, janë titujt që do të mbahen mend, dhe kjo është arsyeja që 2017 ishte viti më i suksesshëm në histori të Real Madridit.
Nuk ka ndonjë problem me skuadra momentale, por ardhjet e reja do të përbejnë një kërcënim për titullarët e formacionit startues.
Megjithatë, transferimet e janarit mund të jenë të vështirë dhe shpesh bëhen problem në vend të zgjidhjeve.
Qëllimi është që të nënshkruajnë me një portier, në radhë të parë është Kepa Arrizagalaba, një mbrojtës dhe një qendërsulmues, megjithëse Zidane nuk dëshiron një sulmues.
Gabimi i parë ishte bërë kur u refuzuan kushtet e babait të Kylian Mbappes, pasi lojtari i tha ‘po’ Florentino Perezit, dhe pasiqë paga e kërkuar ishte shumë e lartë për të pasur një atmosferë të mirë në zhveshtore.
Përktheu: Periskopi



