Djaloshi që duket identik si Leonardo Di Caprio pozon për ‘Dolce&Gabbana’
Ai është një prej modelëve më të njohur në vend. Bëhet fjalë për modelin Blerton Gucati i cili për një kohë shumë të shkurtë ka arritur të marr gjithë vëmendjen e publikut, medieve e shumë kreatorëve të njohur në vend.
Së fundmi Blertoni ka arritur edhe një sukses tjetër në karrierën e tij. Ai ka realizuar një fotosesion për shtëpinë më ta famshme të modës italiane “Dolce&Gabbana”.
Kështu Blertoni ka arritur të bëhet modeli i parë kosovarë që pozon për shtëpinë më të famshme të modës, transmeton Gazeta Express.
Ky fotosesion është realizuar në Tiranë.
Gucati këtë e ka vlerësuar si një arritje shumë të madhe në karrierën e tij profesionale.
Kujtojmë se Blertoni ishte bërë shumë i komentuar për ngjashmërinë e tij me aktorin e njohur me famë botërore Leonardo Di Caprio.




