Mourinho ankohet se United është më i varfër se City, ndërsa Wenger e përqesh
Trajneri portugez Jose Mourinho duket se është në pozitë të vështirë te Manchester United. Ditë më parë është raportuar se Djajtë e Kuq po provojnë të gjejnë një trajner tjetër, duke parë se Mourinho nuk po ka sukses – marrë parasysh shpenzimet e bëra në dy vitet e fundit.
Mourinho ka reaguar duke thënë se ekipi i tij është më i varfër se City, megjithëse deri tash i ka shpenzuar gati 300 milionë euro në transferime. Pas kësaj deklarate, i pyetur nga gazetarët, Wenger fillimisht ka qeshur derisa e mendonte përgjigjjen e tij.
“Unë kam qenë në këtë pozicion për 21 vjet rresht. Çdoherë kishte klube më të pasura se ne në Ligë. Por detyra e një trajneri është të gjej mënyra të reja për t’i zvogëluar diferencat. Mendoj se është e rëndësishme të bëni gjithçka që keni mundësi. Po, Manchester City është më i pasur sen. Po, Chelsea është më i pasur se ne. Po, Manchester United është më i pasur se ne. Ende mendoj që megjithatë duhet gjetur mënyra të reja për të sjellur suksesin.” – ka thënë Wenger – raporton Guardian, përcjell Periskopi.
Kujtojmë se Arsene Wenger e kishte marrë Arsenalin në një pozicion shumë të vështirë financiar. Në atë periudhë, Wenger deklaronte që United po shpenzonte tri herë më shumë se Arsenal. E megjithatë, Arsenali kishte arritur të fitonte tri herë Premier Ligën, të shkonte në finale të Kupës Uefa dhe të Ligës së Kampionëve. Në vitin 2005 madje, Manchester United i kishte ofruar mundësinë Wengerit që të bëhej trajneri i tyre, duke e larguar Fergusonin që kishte përfunduar në vendin e tretë në ligë, dhe që nuk parashihej t’i sillte ndonjë sukses klubit pa shpenzime të mëdha.
Mourinho në ndërkohë, sukseset e tij i ka të bazuara krejtësisht në blerjet që i bënin klubet. Te Porto ishin marrë yjet më të mëdhenj të klubeve portugeze, në Chelsea, Abramovich kishte bërë revolucion me blerje të papara deri në atë kohë. Edhe në Inter, Mourinho e kishte marrë një ekip që e fitonte vazhdimisht titullin me kollajllëk, dhe që kishte marrë disa nga lojtarët më të mirë në Evropë. Ekipi i Mout duket se as sivjet nuk do ta mbërrijë titullin e Kampionit në Angli, ndërkohë që në Ligën e Kampionëve gjërat janë thuaj të pamundura.



