Nga Thuram te Van Dijk, këta janë 10 mbrojtësit më të shtrenjtë të historisë së futbollit
Virgil van Dijk, i blerë nga Liverpool, është bërë mbrojtësi më i shtrenjtë i historisë së futbolli. Ai ka arritur të thyejë disa rekorde që mendohej, në kohën kur u vendosën, se nuk do të thyheshin kurrë. Këta janë 10 mbrojtësit më të shtrenjtë të të gjitha kohërave.
10 Lilian Thuram, 41 milionë euro
Një nga transferimet më të shtrenjta të historisë së Juventus, për një nga qendërmbrojtësit më të mëdhenj të historisë. Më pak fjalë, para të shpenzuara mirë për Thuram.
9 Thiago Silva, 42 milionë euro
Fillimi i ciklit të PSG-së milioner: Thiago Silva ka kaluar nga Milano në Paris për 42 milionë euro në verën e 2012-ës.
8 Leonardo Bonucci, 42 milionë euro
Transferimi më i diskutuar i merkaton së verës së kaluar: Bonucci ka kaluar nga Juventus te Milan për të zhvendosur ekuilibrat.
7 Nicolas Otamendi, 44 milionë euro
Nuk është as Nesta dhe as Thuram, por për City-in i vlente të gjithë 45 milioën eurot e derdhura në arkat e Valencia-s.
6 Rio Ferdinand, 46 milionë euro
Rekordi i Rio Ferdinand ka rezistuar 12 vite dhe deri në 2014-ën ka qenë mbrojtësi më i shtrenjtë i historisë (nga Leeds te Manchester United).
5 David Luiz, 50 milionë euro
Chelsea, PSG dhe përsëri Chelsea. Qendërmbrojtësi braziliani është belrë nga francezët për 50 milionë euro, por është paraqitur më mirë i zhvendosur disa metra më përpara.
4 Kyle Walker, 51 milionë euro
Mendy, Danilo, Ederson dhe jo vetëm: në verën e 2017-ës City ka marrë edhe Kyle Ëalker, për 51 milionë euro.
3 John Stones, 55 milionë euro
Premier League dhe City, gjithmonë protagonistë: Stones ka kushtuar plot 55 milionë euro në verën e 2016-ës.
2 Benjamin Mendy, 57 milionë euro
Guardiola, i pangopur. Pas Walker, në verën e 2017-ës, ka siguruar edhe ish-lojtarin e Monaco për 60 milionë euro.
1 Virgil van Dijk, 85 milionë euro
Liverpool ka thyer rekordin pas 85 milionë eurove të paguara për të marrë Virgil van Dijk nga Southampton.



