Ishte trajneri i kombëtares angleze, tash është kanditat i kombëtares kosovare
Kombëtarja e Kosovës në futboll është në kërkim të një përzgjedhësi me përvojë ndërkombëtare, pas largimit të Albert Bunjakit në muajin nëntor.
FFK-ja do të vendos deri në shkurt të vitit 2018, ndërsa nga emrat e përmendur janë edhe Besnik Hasi e ish-selektori i Anglisë, Sven-Goran Eriksson.
69 vjeçari ka udhëhequr shumë skuadra në karrierën e tij, mes tyre skuadrat nga Serie A: Roma, Fiorentina, Sampdoria, Lazio. Në Premier Ligën angleze ai udhëheqi Manchester Citin dhe Leicester Citin, ndërsa së voni ka shkuar edhe në Kinë, ku ka qenë trajner i skuadrave: Guangzhou, Shanghai SIPG dhe Shenzhen. /Periskopi
![]()




