Trajneri i Barçës, Valverde dëshiron një transferim i cili mund të luaj në Ligën e Kampionëve

Trajneri i Barçës, Valverde dëshiron një transferim i cili mund të luaj në Ligën e Kampionëve

Barcelona është ende duke menduar për të përforcuar skuadrën në afatin dimëror dhe ata janë të vendosur që të transferojnë një lojtar që do të mund të luaj në fazën e ardhshme të Ligës së Kampionëve.

Në këtë moment është e vështirë që të parashikojmë se çfarë skuadre do të ketë Barcelona në fund të muajit janar, por ajo që është e sigurt është se do të këtë disa ndryshime, edhe ne ardhje edhe në shkuarje të lojtarëve, raporton “Marca”, përcjell Periskopi.

Barcelona ka pasur dy prioritete kryesore prej kohësh, Antoine Griezmann dhe Phillippe Coutinho.

Si fillim, Barcelona nuk ka ndaluar së provuari transferimin e brazilianit, duke e pasur parasysh se Liverpooli nuk dëshiron që për momentin të negociojë.

Në këtë moment, operacioni për të nënshkruar me Griezmannin është bërë i komplikuar pasi që Atletico Madrid ka akuzuar Barcelonën në FIFA se e ka kontaktuar lojtarin para se të hapej afati dimëror.

Manchester United, sipas disa raporteve, nuk është më e interesuar, pasi që siç thuhet Barcelona e ka kontaktuar Griezmannin.

Tash për tash, megjithatë, katalunasit e kanë kthyer fokusin në disa lojtar që mund të i transferojnë në janar, transmeton Periskopi.

Skuadra ka nevojë për lojtarë që do t’i përforconte ata në fazën e Ligës së Kampionëve, diqka që as Coutinho dhe as Griezmann nuk mund të bëjnë, pasi që ata kanë luajtur për skudrat e tyre përkatëse.

Katër kandidatët e mundshëm:

Nebil Fekir (Lyon) : Çmimi i tij nuk do të mund të ishte më shumë se 50 milionë euro dhe është lojtar që Barcelona ka ndjekur prej kohësh.

Drejtori sportiv i Barcelonës, Robert Fernandez e ka parë atë në disa ndeshje dhe e pëlqen shumë.

Ai është mesfushor, 24 vjeçar dhe luan për kombëtarën franceze.

Arthur (Gremio): Barcelona veç e ka kontaktuar lojtarin.

Robert Fernandez ka qenë në finale të “Kupës së Libertadores” dhe ka folur përsonalisht me lojtarin.

Ai është një 21 vjeçar dhe është mesfushor i stilit të Xavi Hernandez dhe çmimi i tij sillet rreth 25 milionë euro.

Ozil (Arsenal): Kontrata e tij me Arsenalin përfundon në qershor.

Nënshkrimi me të nuk do të mund të ishte shumë i shtrenjtë, por problemi është se rroga e gjermanit është 9 milionë euro në vit, duke qenë 29 vjeçar.

Oscar (Shanghai): 26 vjeçari fiton 24 milionë euro në vit dhe ishte një ndër ardhjet me të famshme në Ligën Kineze. Shanghai pagoi 61 milionë euro për shërbimet e tij. /Periskopi

Shpërndaje në: