Detoksi magjik kundër gripit

Detoksi magjik kundër gripit

Ka hyrë dimri dhe jemi gjithmonë e më shumë të rrezikuar prej gripit që qarkullon e uljes së temperaturave. Madje ka rënë edhe bora e parë! Po, si ta parandalojmë e luftojmë gripin në një mënyrë sa më natyrale?

Ju sjellim një recetë detoksi fantastik kundër gripit dhe shumë të lehtë për t’u përgatitur! Vitamina C dhe fibrat janë vetëm disa nga përfitimet që do të keni prej frutit të kivit. Nëse i shtojmë edhe fuqinë detoksifikuese të limonit, kjo pije është fantastike për shëndetin tuaj, shkruan Bordo.al. 

Ujë, limon e kivi për të luftuar gripin e pastruar organizmin tuaj! Për të përgatitur këtë recetë ju duhen shumë pak përbërës: një gjysmë kokrre limoni, një kivi dhe ujë.

Përgatitja!

Pastroni kivin, qerojeni dhe priteni në mes. Një gjysmë në copa dhe gjysmën tjetër në copa shumë të vogla. Spërkatini me lëng limoni.

Vendosni në blender copat e kivit, lëngun e gjysmës së kokrrës së limonit, ujin i cili preferohet të jetë shumë i ftohtë dhe natyral.

Hidheni përzierjen në një enë dhe lëreni për pak kohë të dekantojë. Shtojini copat e vogla të kivit dhe servireni.

Nëse limoni është shumë i thartë për shijen tuaj, mund të zëvendësoni me lime, limonin jeshil, i cili ka më pak aciditet në përbërje! Ju bëftë mirë!

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Çka do të kontribuojnë në Gaza Kosova dhe Shqipëria?- Trump jep detaje

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka treguar për kontributin që do ta japin Kosova dhe…

Trumpi njofton 7 miliardë dollarë për Gazën nga aleatët, 10 miliardë nga Amerika

Presidenti amerikan, Donald Trump, është duke e kryesuar takimin e parë të Bordit të tij…

​Projektligji i buxhetit 2026 e përfshin edhe atë të Prishtinës, reagon Rama

Kreu i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka reaguar pasi Komisioni për Buxhet dhe Financa ka miratuar…

Hero në Gjermani: Ish-lojtari i Ballkanit shpëton një grua nga zjarri

Ish-futbollisti i Ballkanit, Leutrim Gashi, ka bërë një veprim heroik në Gjermani. Gashi ka arritur…

Prattipati i shkon në zyre Kurtit, i kërkon angazhimin konstruktiv për të avancuar prioritetet reciproke

E ngarkuara me punë në Ambasadën e ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, sot i ka…

Shkurtimi i orarit mësimor për Ramazan, Hoxha: Komuna e Prishtinës e shkeli Kushtetutën e Kosovës

Eliza Hoxha nga PDK ka reaguar nga vendimit të Komunës së Prishtinës për shkurtimin e…

Matoshi: Shkurtimi i orarit mësimor për qëllime fetare është jokushtetues

Analisti Halil Matoshi ka reaguar ashpër pas vendimit të Komunës së Prishtinës për ndryshimin e…