Conte i përgjigjet Real Madridit për Hazardin
Conte shpreson t’i ketë në skuadër Courtoisin dhe Hazardin edhe për shumë vite.
Gjatë ditës ka pasur shumë spekulime për kalimin e këtyre dy lojtarëve në Real Madrid, por duket se Chelsea do të bëjë të pamundurën për t’i mbajtur.
“Po flasim për dy lojtarë shumë të rëndësishëm për ne”, tha Conte fillimisht duke iu përgjigjur spekulimeve. “Do të ishte shumë e rëndësishme që ata të qëndronin me ne për të vazhduar luftën për ndonjë titull të rëndësishëm”, shtoi ai.



