Real rrezikon të turpërohet para “El Clasicos” së dytë
“El Clasico” e dytë e La Ligës do të luhet në “Camp Nou” në 6 majin e ardhshëm. Kjo do të thotë se Barcelona, skuadra pritëse, mund të futet në fushë, teksa rivalët e tyre i dhurojnë atë që njihet si pritja e nderit. Kjo do të jetë java e parafundit e kampionatit dhe katalanasit mund ta kenë siguruar titullin deri në atë moment.
Aktualisht ata kryesojnë kampionatin me 45 pikë, 14 më shumë se Real Madrid, që ka një ndeshje për të rikuperuar. Barcelona fitoi 3-0 fundjavën e kaluar në “Bernabeu” dhe mund ai rezultat mund t’i ketë dhënë fund luftës për titull.
Edhe pse në sport nuk mund të bëhen parashikime, duket shumë e vështirë që Ronaldo me shokë të arrijnë të rikuperojnë disavantazhin e madh që kanë me rivalët e përjetshëm.



