Në Premier Ligë dhe Serie A nuk ka pushim, ja ndeshjet që do të zhvillohen sot

Në Premier Ligë dhe Serie A nuk ka pushim, ja ndeshjet që do të zhvillohen sot

Sot do të zhvillohen ndeshjet e xhiros se 21-të në Premier Ligë dhe ato të xhiros së 19-të në Serie A.

Premier liga sot fillon me tetë ndeshje, ku në orën 16:00 do të luhen shumica e ndeshjeve.

Liverpooli do ta pres Leicesterin në “Anfield Road” dhe Jurgen Klopp do të ishte i kënaqur vetëm me fitore, pasi që Tottenhami dhe Arsenali janë vetëm një pikë larg “Të Kuqve” në garën për vendin e katërt, transmeton Periskopi.

Stoke Citi i Xherdan Shaqiri do të udhëtojë në Londër për t’u përballur me Chelsean e Antonio Contes, që duket që do të luftojë për pozitën e tretë që dërgon direkt në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Këto janë ndeshjet tjera që do të zhvillohen prej orës 16:00: Bournemouth- Everton; Huddersfield- Burnley; Newcastle- Brighton dhe Watford Swansea.

Ndërsa në orën 18:30 Manchester United do të luaj kundër Southamptonit në “Old Trafford”. “Djajtë e kuq” duket se nuk ka shanca për titull, pasi që Manchester Citi është plot 15 pikë larg në vendin e parë, prandaj skuadra e Mourinhos duhet të pajtohet me pozitën e dytë apo të tretë që do të përfundojë në fund të kampionatit.

Nesër zhvillohen edhe dy ndeshje tjera.

Me fillim prej orës 13:00, Manchester Citi i vendit të parë do të luaj kundër Crystal Palace-t, si mysafir. Ndërsa, në ora 17:30, Arsenali do të luaj kundër West Bromwich Albion të vendit të parafundit. Por, kjo skuadër gjithmonë i’u ka bërë probleme skuadrave të mëdha.

Mbrëmë, Napoli fitoi kundër Crotones për tu shpallur kampion dimëror në Serie A. 

Ndërsa, sot do të zhvillohen të gjitha ndeshjet e tjera të xhiros së 19-të.

Me fillim prej orës 12:30 do të zhvillohet ndeshja mes Fiorentinës dhe Milanit të Gattusos.

Në orën 15:00, Roma do të luaj në shtëpi kundër Sassuolos. Në të njëjten orë pritet të zhvillohen edhe këto takime: Atalanta- Cagliari; Benevento- Chievo; Bologna- Udinese; Sampdoria- Spal dhe Torino- Genoa.

Ndeshja më interesante do të zhvillohet në “Giuseppe Meazza” ku Inter që është duke kaluar në një form të dobët do të pres Lazion e Thomas Strakoshës me fillim prej orës 18:00.

Juventusi do të udhëtojë në Verona për tu përballur me skuadrën e qytetit. “Biankonerët” janë në vendin e dytë dhe kanë vetëm katër pikë më pak se Napoli që ka një ndeshje me shumë të zhvilluar, pra Juventusi pritet të shkrijë këtë epërsi në vetëm një pikë. /Periskopi

 

Shpërndaje në: