Rashica mund të luaj në Bundesligë, por Vittese kërkon shumë para sipas klubit gjerman

Rashica mund të luaj në Bundesligë, por Vittese kërkon shumë para sipas klubit gjerman

Milot Rashica mund të largohet nga Vitesse qysh në afatin kalimtar të janarit.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës po kalon nëpër një formë mjaftë të mirë këtë edicion.

E kjo nuk ka shkuar huq pasi është skuadra gjermane Hannover 96 që ka shprehur interesim për transferimin e Rashicës.

Mediat gjermane kanë raportuar se Rashica mund të jetë një lojtar i Hannoverit qysh në afatin kalimtar të janarit.

Por problem mbetet çmimi i madh që po kërkon Vitesse për ta lënë të lirë yllin kosovar.

Skuadra holandeze po kërkon së paku 10 milionë euro që ta lejoj transferimin e Rashicës në Hannover.

Gjithsesi klubi gjerman shpreson që Vitesse të ul kërkesat në shtatë milionë euro për të nënshkruar me Rashicën.

21-vjeçari ka zhvilluar 16 ndeshje në elitën e futbollit holandez këtë edicion ku ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar dy asistime.

Në garë për reprezentuesin kosovar mbeten edhe Newcastle United dhe Napoli.

Shpërndaje në: