Portieri boshnjak do të luajë për Kosovën
Ai do të grumbullohet për dy ndeshjet e ardhshme që Kosova zhvillon në muajin tetor, ndaj Kroacisë dhe Ukrainës.
“Ka ardhur ftesa, më 2 tetor jam në Kosovë për t’iu bashkuar Përfaqësueses. Mendoj se edhe leja e FIFA-s ka ardhur, pasi kam marrë ftesën”, ka thënë ai për Kohën Ditore.
Nurkoviq do të bëhet i vetmi joshqiptar në Përfaqësuesen e Kosovës në futboll.
Kombësia e tij është boshnjake dhe ai është pjesë e skuadrës Travnik në ligën e dytë të Bosnjës. /Periskopi.com



