Vajza e Mimozës dhe Shkumbinit shfaqet tejet provokuese për Vitin e Ri (Foto)
Ka kohë që vëmendjen e medieve rozë e ka marrë edhe Rozafa Kryeziu.
Rozafa është vajza e këngëtarit të njohur Shkumbin Kryeziu e Mimoza Mustafës.
Vetëm pak muaj më parë, Rozafa ka përfunduar mbrëmjen e maturës, ku habiti të gjithë me paraqitjen e saj.
Rozafa ka mbi gjashtë mijë ndjekës në Instagram dhe e gjithë kjo falë linjave të saj tejet seksi.
Edhe Rozafa për festën e Vitit të Ri ka festuar dhe është argëtuar me familjarë e shoqërinë e saj.
Në llogarinë e saj në Instagram, Rozafa ka postuar një fotografi ku shfaqet tejet seksi e veshur në të bardha.
Me këtë fotografi ajo i uron mirëseardhje vitit 2018-të.
Kujtojmë se çifti Shkumbin Kryeziu e Mimoza Mustafa u bënë të njohur për publikun në vitet e 90-ta.




