ATK ka ndëshkuar këngëtarët që s’i kanë deklaruar të hyrat
Drejtori i ATK-së, Sakip Imeri, ka thënë se gjatë vitit 2017 janë marrë edhe me këngëtarët që nuk i kanë deklaruar të hyrat e tyre.
Në një intervistë për Kosovapress, Imeri ka thënë se gjatë vitit që shkoi ka pasur raste kur janë ndëshkuar për mosdeklarim të të hyrave që i kanë realizuar nëpër ahengje.
Estrada shqiptare fiton para të majme nga ahengje të ndryshme, kryesisht në dasma dhe në mbrëmje tjera festive.



