Kim Kardashian është gati të bëjë një ndryshim drastik, por ka një pyetje

Kim Kardashian është gati të bëjë një ndryshim drastik, por ka një pyetje

Kim Kardashian West është si një kameleon, kur bëhet fjalë për stilin, duke përfshirë edhe ngjyrën e flokëve. Sot mund ta shohim me flokët bionde, nesër gri, pastaj si me magji me flokët e errëta. Nëse ky është një mision i pamundur për vajzat e tjera, Kim e bën realitet sa herë që ajo të dëshirojë.

Por mesa duket me ardhjen e Vitit të Ri, Kim është gati për një ndryshim.

Ylli 37-vjeçar ka publikuar një foto në Instagram, ku pyet të gjithë ndjekësit e saj: Flokë të errëta për vitin e ri?

Kjo do të thotë që Kim me flokët platin tashmë do t’i përkasin të shkuarës?

Sidoqoftë ajo është Kim Kardashian dhe çfarë do që të bëjë, do të duket shumë e bukur.

Kështu që Kim, nuk është e nevojshme ta bësh një pyetje të tillë, thjesht ktheji flokët në origjinën e tyre dhe jemi të bindur, që edhe qindra vajza të tjera do të veprojnë njësoj si ti…

Shpërndaje në: